Trajneri i Romës Jose Mourinho ka pranuar para mediave se Nicolo Zaniolo ka kërkuar që të largohet nga klubi për t’u transferuar diku tjetër.
Portugezi ka thënë se pas kërkesës së lojtarit, ata po i presin ofertat.
“Nicoló Zaniolo ka kërkuar të largohet nga klubi, por nuk është e sigurt se do të ndodhë. Propozimet aktuale nuk mjaftojnë”, tha fillimisht ai.
Ai ka shtuar se nëse nuk vjen oferta e duhur, italiani do të mbetet në skuadër.
“Ne na duhet vetëm një propozim i mirë për ta lënë Zaniolon të largohet dhe nuk e kemi marrë atë. Ndjenja ime është se në fund ai do të qëndrojë”, tha Mourinho në fund.
Këto komenti ai i dha pas fitores së Romës ndaj Spezias me rezultat 2-0.