Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Lucas Moura është bërë me skuadër të re.
Pasi që i skadoi kontrata me Tottenhamin, Lucas Moura karrierën e tij do ta vazhdojë te skuadra e Sao Paulos, të cilës i bashkohet si lojtar i lirë.
Moura rikthehet në Brazil, ku ka nënshkruar kontratë me Sao Paolon deri në muajin dhjetor të këtij viti.
Ish-ylli i Tottenhamit kalon te Sao Paulo si lojtar i lirë, dhe do të jetë në të njëjtën skuadër me James Rodriguez.