UBT News

Motra e Amber Heard flet pas procesit gjyqësor

Motra e Amber Heard thotë se “kartat u kthyen kundër nesh” në procesin gjyqësor kundër Johnny Depp, por tha se e vërteta do të jetë “përgjithmonë në anën” e yllit të Aquaman.

Whitney Henriquez tha se ajo do të jetë gjithmonë “krenare” me motrën e saj pasi procesi gjyqësor shkoi në favor të Depp, javën e kaluar.

Heard, 36-vjeçare, tha se ajo është tejet e zhgënjyer pasi Depp përfitoi 15 milionë dollarë nga gjykata. Gjithçka lidhej me një shkrim të vitit 2018 që u publikua në Washington Post.

Motra e Heard, zHenriquez, e cila dha dëshmi gjatë gjyqit gjashtëjavor, shkroi në Instagram: “Unë jam me ju, motër”./UBTNews/

Exit mobile version