Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
IHK njofton se në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale, ndërkaq të martën do të ketë reshje dëbore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13.
Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s.