Gjatë së mërkurës moti do të jetë me diell, por që vranësirat që do të krijohen përgjatë ditës do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat gjatë së mërkurës dhe të enjtes do të jenë pothuajse konstante në të dyja vlerat ekstreme.
“Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon ti mbaj vlerat e larta dhe këshillat e IKSHP mbeten në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë”, njofton IHMK.