Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të vijojnë të mbizotërojnë temperaturat e nxehta në vendin tonë.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale mbeten pothuajse konstante, ndërmjet 16-18 gradë celsius, derisa ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë.
“Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë. Apelohet te qytetaret që t’i respektojnë këshillat e IKPSH, gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe kuptohet asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjella me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente”, thuhet në njoftim.