UBT News

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë stabile dhe me rreze dielli.

Sipas institutit, kjo situatë meteorologjike vije si rezultat i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

“E marte- Mot kryesisht i ngjashëm por me rritje të lehta të vlerave ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. E mërkurë- Mot me diell dhe rritje të lehta të temperaturave, si atyre minimale , ashtu dhe ato maksimalet. Në orët e para të ditës në shumë zona parashihet të formohet mjegulla e radiacionit, por do të jetë e paqëndrueshme, pasi gjatë ditës do të jenë prezent rrezet e diellit. Mjegull parashihet të ketë pothuaj çdo ditë në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. E enjte-Mot kryesisht me diell dhe me vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-28gradë Celsius. Të premten –Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Gjatë gjithë javës duhet të kemi kujdes që në orët e pikut nga ora 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyra dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike( tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj) Të kujtojmë se të mërkurën do të filloj stina e verës astronomike në orën 16:57 min dhe do të zgjasë deri me 23 shtator në orën 8:49 min. Po në këtë ditë, 21.06.2023 do të ndodhë solstici veror, ku do të jetë dita më e gjatë e vitit dhe nata më e shkurtër”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version