Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftim.