Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehte nga drejtime të ndryshme”, thuhet në njoftim e IHMK-së.