UBT News

Moti sot

Edhe sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor.

Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Exit mobile version