Edhe sot vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Vende-vende parashihet të ketë reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
Sipas Institutit Hidrometeorologji, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
Indeksi UV do të shënojë vlera të rritura, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit në orët e mesditës, respekto këshillat e IKSHP dhe IHMK.
Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.