Mot me vranësira dhe intervale me diell do të mbajë gjatë ditës së sotme në Kosovë.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23 dhe 25 gradë Celsius.
“Vendi ynë do mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot me vranësira, intervale me diell dhe me temperatura që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera dhe muajit shtator i cili ne dekadën e tretë do të na sjellë edhe vjeshtën astronomike. Të enjten dhe të premten do të ketë kushte që në disa zona të bie rigë e dobët e shiut, por përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).