Mëngjesi i sotëm do të jetë me mjegull. Ndërsa gjatë ditës do të vazhdojë të mbajë mot i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës 10-12 gradë Celsius. Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës parashihte mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.