Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme të javës.
Sipas PE-së, edhe kjo javë do të jetë me mot të vranët, me shi e në vise malore me bore.
Nga pjesa e dytë e javës temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, e mundësitë për reshje dëbore zbresin edhe deri në lartësi mbidetare prej 800m.
Të reshurat e fundit kanë shpërndarë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit është kryesisht në vlera të mira, e do të mbetet në të mira dhe pranueshme edhe në ditët vijuese, megjithëse kohëpaskohe vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në mesatare e të dobëta, në periudha të mungesës së qarkullimit të mjaftueshëm ajror.
12.10 – Kryesisht me vransira, në mëngjes kohëpaskohe me riga lokale shiu, e në vise malore mundësi për borë.
13.10 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe me intervale të shkurta me diell. Kohëpaskohe nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.
14.10 – Më ftohtë, e kryesisht vranët dhe me shi. Në vise malore borë.
15.10 – Kryesisht vranët e ftohtë, me mundësi për riga lokale shiu, e në vise malore edhe borë.
Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, minimalet nga 10C deri të premten në 3C e 4C, ndërsa maksimalet nga 12C deri në 5C e 6C.
Erërat mbesin dominante nga krahu verior 3-12m/s.
Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e nga mesi i javës me tendencë të rritjes.