UBT News

Moti për sot

Në mëngjes por edhe gjatë natës parashihen ngrica, për çka u bëhet thirrje ngasësve të automjeteve që të kenë kujdes në trafik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por më i ftohët. Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK. 

Exit mobile version