UBT News

Moti për sot

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit.

Nuk parashihet të ketë reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Exit mobile version