Mot i ftohtë e me vranësira do të mbizotërojë këtë të martë në Kosovë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 13-18 gradë. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.