UBT News

Moti në Kosovë, IHK me apel për tregtarët e pemëve dhe perimeve

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë edhe sot do të jetë i ftohët dhe me temperatura tipike dimërore.

Sipas institutit, do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

“Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-2 deri 1 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, kjo ishte java më e ftohët deri më tani e kësaj stine.

Exit mobile version