UBT News

Moti gjatës kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për motin gjatë pesë ditëve të ardhshme, duke thënë se do të jetë i ndryshueshëm.

Sipas institutit, dita e hënë do të jetë dita më e nxehtë e javës, ku do të ketë diell por edhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi e vende-vende edhe shkarkime rrufesh.

“E marte–Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu. Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë, krahasuar me të ditës së hënë. Të mërkurën mot kryesisht i ngjashëm, pothuaj me gjithë parametrat e ditës së martë. Të enjten- Mot jostabil, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha. Të premten- Mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version