Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore, të cilat do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm dhe me reshje.
Siç njofton, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në zonat e ulëta pritet shi me intensitet mesatar deri në të lartë, ndërsa në viset e larta malore reshjet do të jenë të përziera – shi dhe borë, veçanërisht në lartësitë mbi 1 mijë e 500 metra mbi nivelin e detit.
Sot moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu, temperaturat minimale sillen nga 5-7°C.
Kurse, ato maksimalet pritet të jenë nga 8 deri në 11°C. /A.Z/UBT News/