UBT News

Mot me diell dhe vranësira sot në Kosovë

Dita e sotme në Kosovë do të karakterizohet nga një mot kryesisht me diell, por me vranësira të ndryshueshme që kohë pas kohe në zona të caktuara mund të sjellin edhe reshje lokale e të dobëta shiu.

Sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin mes 9 e 12°C, ndërsa ato maksimale do të ngrihen deri në 22 e 26°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me një shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 4 m/s. /E.A/

Exit mobile version