UBT News

Mot me diell dhe reshje lokale shiu sot në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë ditës në disa zona vranësirat mund të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 23 deri në 27 gradë.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë.

Exit mobile version