UBT News

Mot kryesisht i vranët dhe reshje të dobëta shiu në Kosovë

Dita e sotme në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe i freskët, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë edhe reshje të dobëta shiu, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Sipas parashikimeve të meteorologëve, temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës pritet të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me një shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Instituti u bën thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion për më shumë kujdes gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku rrugët mund të jenë të lagura nga reshjet e shiut. /E.A/

Exit mobile version