Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu, kryesisht ditën e premte.
Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s.