UBT News

Mot i ngrohtë sot, këto janë temperaturat maksimale

Mot i ngrohtë po parashihet të mbretëroj sot në vend, me intervale me diell, por dhe kalime vransirash, që lokalisht mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh të dobët shiu, kryesisht në perëndim përreth zonave malore.

Erërat edhe më tutje frynë nga jugu e jugperëndimi të lehta dhe mesatare 6-12m/s, e në pjesë të Dukagjini me hove deri në 20m/s, e relieveve malore edhe më të fuqishme. Temperaturat minimale zbresin në 6C e 8C. Maksimale në rritje, shkojnë deri në 20C e 22C.

Mot shumë i ngrohtë parashihet të mbajë ditën e shtunë, me maksimale deri në 24C e 25C. Vonë në mbrëmje duke kaluar në të dielen rrebeshe shiu përfshinë pjesë të vendit, me një rënie e temperaturës deri në 18C. /UBT News/

Exit mobile version