Ndërtimi i strukturave mbrojtëse për objektet kryesore në centralin bërthamor të Zaporizhzhias është drejt përfundimit, raportoi agjencia shtetërore ruse TASS, duke cituar një këshilltar rus të kreut të operatorit të centraleve bërthamore.
Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore u pushtua nga trupat ruse në mars të vitit të kaluar në javët e para të pushtimit rus.
Mbetet afër vijës së frontit dhe është vënë vazhdimisht në sulm, duke rritur frikën për një katastrofë bërthamore.
“Ngritja e strukturave inxhinierike dhe ndërtimore, të cilat janë projektuar për të ofruar mbrojtje shtesë për objektet e rëndësishme të infrastrukturës së termocentralit bërthamor, përfshirë ato që lidhen me ruajtjen e materialeve radioaktive, është në fazën e përfundimit”, ka thënë Renat Karchaa sipas TASS.
Ai tha gjithashtu se nuk kishte pasur granatime në uzinë që nga fillimi i vitit./UBTNews/