UBT News

Moska nxit 60-vjeçarët të vaksinohen duke iu dhënë dhurata

Qyteti i Moskës po i nxit qytetarët e moshës mbi 60-vjeçare të vaksinohen duke iu dhënë dhurata dhe zbritje në dyqane.

Kryebashkiaku Sergei Sobyanin njoftoi se duke filluar nga sot, vendasit e vaksinuar mbi moshën 60-vjeçare do të jenë në gjendje të kërkojnë 1 mijë rubla (rreth 9 £) në kartat e dhuratave ose kodet e zbritjes që do të përdoren në dyqane, farmaci dhe kafene.

“Të dashurit e mi, mos e vononi procesin e vaksinimit. Shëndeti juaj dhe i më të dashurve tuaj varet nga ne”, shkroi ai në uebfaqen e tij, më 25 prill.

Në mëyrë që t’u pranohet kjo, banorët duhet të kenë një politikë të sigurimit mjekësor të lëshuar nga Moska dhe të kenë të paktën dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Sipas të dhënave të fundit, 11.9 milionë njerëz kanë marrë së paku një dozë dhe 7.5 milionë kanë marrë dy dozat e vaksinës antiCOVID./UBTNews

Exit mobile version