“E dije se kur qan për personat që kanë ndërruar jetë, në fakt qan për veten dhe jo për ta? Qan sepse “i ke humbur”, sepse nuk i ke më pranë. Mendon se gjithçka përfundon me vdekjen dhe mendon se ata nuk do të ekzistojnë më. Por nëse ata janë larguar, ku janë tashmë? Nëse janë larguar, apo ndodhen diku larg, ai vend me siguri duhet të jetë më i mirë, apo jo? Atëherë pse qan për largimin e tyre?
Kur e pranon më në fund se ata “nuk janë më”, dhe se ndodhen diku larg, në një vend më të mirë ku nuk ekzistojnë sëmundjet apo vuajtjet, atëherë ndalon së qari dhe i mban në kujtimet e tua përgjatë gjithë jetës me çdo moment të bukur që ke kaluar me ta.
Mos vdis me ata që vdesin. Nëse i ke dashur vërtet, vazhdo t’i duash me një forcë më të madhe, me një dashuri më të sinqertë. Është e vërtet, sa herë t’i kujtosh momentet e bukura me ta, do të qash sepse dhimbje të tilla nuk i zbeh dot as koha. E respektojmë dhimbjen tënde dhe mënyrën se si e shpreh. E dimë se ndihesh më e lehtësuar, teksa qan për ta.
Por sot të kërkojmë me lutje të mos vdesësh me ata që vdesin. Mendohu vetëm që je duke menduar vetëm njërën anë të monedhës (vdekjen), por nuk po mendon për anën tjetër, se ata janë në një vend të bukur plot dritë dhe pa vuajtje. Po sikur të nisësh ta shohësh vdekjen si një lindje të dytë? Si një lindje të dytë që do ta kalojmë të gjithë? Gjithçka do të duket më e lehtë.
Mos vdis me ata që vdesin. Bëju atyre nderin e duhur, duke e jetuar jetën ashtu siç ata do të dëshironin”, nga Sandra Mutto./KultPlus.com