Si supermodelja e parë me hixhab në industrinë e modës, bukuroshja somalezo-amerikane Halima Aden njihet si vajza me hixhab që padyshim theu kufinjtë!
Por pas ecjes në pistat për markën e Kanye West, Yeezy dhe Alberta Ferretti – pastaj pozimin për British Vogue, Sports Illustrated Swimsuit Issue dhe shumëtë tjera – ajo tronditi fansat në nëntor të vitit të kaluar duke u larguar nga pasarela.
“Ata mund të më telefonojnë nesër dhe as për 10 milionë dollarë nuk do të rrezikoja kurrë të komprometoja hixhabin tim”, shkroi modelja në Instagram në atë kohë.
Tani, një vit më vonë, Aden është duke vënë në skenë rikthimin e saj në modë dhe këtë herë, ajo shpreson të krijojë ndryshim, në vend që të ndryshojë veten.
“Doja të kthehesha për të bërë punën që më pëlqen me markat që ndajnë vlerat e mia thelbësore”, tha ajo për Page Six Style duke vendosur t’i jepte fund pauzës së saj.
“Ishte e rëndësishme për mua që u ktheva sipas kushteve të mia dhe jam shumë mirënjohëse që pata mundësinë t’i bëj gjërat sipas mënyrës sime”.
Për punën e saj të parë tani, ajo po bashkohet me Vita Coco si zëdhënëse për iniciativën e ndikimit social të markës, Vita Coco Project, i cili mbështet komunitetet që kultivojnë arrën e kokosit në Filipine dhe Sri Lanka.
Ajo së fundi u emërua gjithashtu ambasadorja e parë e markës globale në Modanisa.
“Jam bërë shumë selektive me kë jam partner dhe çfarë shkaqesh jam duke mbështetur”, tha Aden.
Edhe pse të gjitha përvojat e saj të modelimit kanë qenë pozitive, ylli i modës e njeh ndikimin që fama e saj mund të ketë tek të tjerët që ndajnë besimin e saj.
“Si një vajzë e vogël kurrë nuk pashë dikë që më ngjante në revista apo në televizion”, tha Aden, e cila lindi në një kamp refugjatësh në Kenia dhe u transferua në Minesota me familjen e saj në moshën 6-vjeçare, transmeton UBT News.
“Kur shihja përfaqësimin e grave muslimane, zakonisht ishte në lidhje me shtypjen, gjë që nuk ishte përvoja ime e veshjes së hixhabit”, shtoi ajo.
“Si e rritur, jam shumë krenare që kam qenë gruaja e parë dukshëm muslimane në kaq shumë hapësira, sepse si fëmijë, kurrë nuk kam menduar se kjo do të ishte e mundur”.
Por Aden beson se ka ende “punë për t’u bërë në aspektin e diversitetit dhe përfshirjes”, duke thënë, “duhet një përpjekje e komunitetit për të nxitur ndryshime reale dhe afatgjatë”.
“Mos ndryshoni veten, ndryshoni lojën”, tha ajo. “Mos u ndjeni sikur duhet të përshtateni në mënyrë që të përziheni; përkundrazi, ji krenarë për atë që jeni dhe nga vini. Të gjithë kanë lindur për t’u dalluar dhe ne të gjithë duhet të përqafojmë dallimet e njëri-tjetrit. Bota do t’ju takojë aty ku jeni”./UBTNews/