UBT News

“Mos i jep fuqi zjarrit”, Ministria e Bujqësisë me apel për qytetarët

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes një komunikate për media ka apeluar te qytetarët për kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve.

Nga kjo ministri u kanë kërkuar qytetarëve që të mos ndezin zjarre, duke thënë se një veprim i till është i dënueshëm me ligj.

Po ashtu, nga kjo ministri kanë apeluar tek të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të APK-së, shërbimin e zjarrfikësve dhe policinë për koordinim të veprimeve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve, dhe mobilizim në shuarjen e tyre.

Njoftimi i plotë:

Në kohën kur vendi ynë po ballafaqohet me përballjen me temperatura të larta, për fat të keq po shfaqet edhe një dukuri shqetësuese, me rrezikimin e jetës së njerëzve, pasoja ekonomike e dëme të mjedisit. Është fjala për paraqitjen e zjarreve, që po shfaqen gjithandej në Kosovë, nga të cilat janë duke u dëmtuar pyjet, tokat pyjore, por edhe sipërfaqe tjera rurale e urbane.

Pyjet përbëjnë rreth 44.7% të territorit të Republikës së Kosovës, dhe janë resurs i çmuar kombëtar. Zjarret në pyje përveç masës drunore rrezikojnë edhe florën dhe faunën e egër, sepse pyjet janë habitati – shtëpia e tyre.

Apelojmë për kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit. Apelojmë po ashtu tek të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të APK-së, shërbimin e zjarrfikësve dhe policinë për koordinim të veprimeve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve, dhe mobilizim në shuarjen e tyre.

Apelojmë veçanërisht, për mobilizim dhe kujdes të shtuar të rojeve të pyjeve, që të përcjellin aktivisht situatën, dhe të identifikojnë keqbërësit, e të japin informata në organet e rendit, për personat qe i shkaktojnë zjarret.

Ju lutemi, kujdes dhe MOS NDIZNI ZJARRE! T’i ruajmë pyjet, sepse ato janë resurse të çmuara kombëtare, dhe nga të cilat varet jeta jonë!

Bëhu pjesë e parandalimit dhe e fikjes së zjarrit në rastet e paraqitjes së zjarrit në pyje.

Lajmëro organet kompetente në komunat tuaja për reagim sa më të shpejtë.

Ndihmo institucionet përgjegjëse në përballjen me zjarret pyjore. Ky është obligim qytetar dhe kulturë t’i dalësh zot vendit kur ai ka nevojë për ty.

KUJDES: Ndezja e zjarrit është e dënueshme me ligj!

Baza Ligjore

Mbrojtja e pyjeve

Duke u bazuar në nenin 12, 13, 16, 17 dhe 18 paragrafi 18.1 (f) të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale (Gazeta Zyrtare Nr. 28/04 Qershor 2008), citohet:

Aktet e komunës paragrafi 12.2 pika d) çdo akt tjetër të nevojshëm apo të duhur për funksionimin efikas të komunës

Neni 13 Kryetari i komunës nxjerr urdhëresa dhe vendime

Neni 16 kompetencat komunale

Pika g) përgjegjësia ndaj rasteve emergjente lokale.

Pika s) çdo çështje që nuk është përjashtuar shprehimisht nga kompetenca e tyre

Neni 18 kompetencat e deleguara neni 18.1 pika f0 mbrojtja e pyjeve që ndodhën në territorin e komunës në kuadër të autorizimeve të deleguara nga autoriteti qendror.

Ligji Nr.03/L-153 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.2003/3 për Pyjet e Kosovës,

Neni 11 me të cilën ndryshohet dhe plotësohet neni 26 i Ligjit bazik përcaktohet titulli “mbrojtja nga zjarri” ndryshohet në titullin ‘Mbrojtja e pyjeve”

Neni 12 paragrafi 29.7 Mbrojtja e pyjeve në territorin e Komunës përcaktohet si kompetencë e deleguar sipas nenit 18 të ligjit për Vetëqeverisje Lokale, si dhe paragrafi 19.12, citohet: “ Mbrojtja e pyjeve si kompetencë delegohet nëpër komuna”

a) “shërbimi i mbrojtjes së pyjeve në tërësi në pajtim me nenin 29.1 , 29.2 dhe 29.3 të kapitullit VIII të ligjit për Pyjet e Kosovës kalojnë si kompetencë komunale”.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Exit mobile version