Dy ndeshje të Kupës së Afrikës sot dhuruan gola dhe spektakël. Në Grupin E, Bregu i Fildishtë, një prej pretendetëve për trofeun i shpëtoi në fund fitorja kur çdo dukej pothuajse e përfunduar.
Kessie me shokë duhet të presin ende për në 1/8 edhe pse sfida e fundit në Grup është vetëm formalitet pasi me një barazim kalon por mënyra sesi barazuan sot me Sierra Leonen është qesharake.
Kessie humbi penallti me të nisur ndeshja por Haller i dha avantazhin Bregut në 25’, ndërkohë që barazimi momental u shënua nga Musa Kamara në 55’.
Nicolas Pepe në 65’ arriti të realizonte golin që mendoi se i dha 3 pikë dhe kualifikimin por në 93’, në sekondat e fundit, portieri Sangare bën një gafë të pafalshme. Ndiqeni.
Në Grupin F, Tunizia duhej të fitonte me çdo kusht për të shpresuar dhe arriti ta bënte me një rezultat të thellë 4-0 ndaj Mauritanisë. Në 8 minuta, tunizianët shënuan dy herë me Mathlouthi dhe Khazri teksa në të dytën sërish Khazri e më pas Jaziri mbyllën sfidën me rezultatin 4-0. Ndiqni pamjet e golave./Ora News
https://player.streamkora.com/player/html/WWVWUkSd1QDgF?popup=fromblocked&autoplay=1