Arbnor Morina është njëri nga emrat që po lakohet së fundmi për te qenë pjesë e stafi të trajnerëve të Kombëtares së Kosovës në futboll.
Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk e ka caktuar trajnerin e ri pas shkarkimit të Alain Giresse, por raportohet se një vendim do të merret së shpejti.
Disa emra janë përmendur deri më tani për të marrë drejtimin e “Dardanëve”, por nuk ka edhe më tutje asgjë të konfirmuar.
Por, në mesin e emrave që mund të përfshihen si pjesë e stafit të ri të trajnerëve, është përmendur edhe Arbnor Morina, i cili është ne krye të kombëtares U17.
Morina ka thënë se është gati për ta ndihmuar Kosovën kudo dhe kurdo që është nevoja.
“Unë jam gjithqysh pjesë e U17 dhe i punësuar në FFK dhe nëse mendohet se mund të ndihmoj, unë jam aty”, ka thënë Morina.
Ndryshe, shkarkimi i Giresses erdhi pas rezultateve tejet të dobëta të Kosovës në kualifikimet për Euro 2024.