UBT News

Momenti kur LeBron James shënon histori në NBA

Ylli amerikan i basketbollit ka shkruar histori në NBA, duke e thyer rekordin për më së shumti pikë të shënuara.

Totali i pikëve në karrierën e tij arriti në 38 mijë e 388 me një gjuajte për dy pikë, kur kishin mbetur edhe 10.9 sekonda në çerekun e tretë të ndeshjes së Los Angeles Lakers kundër Oklahoma City Thunder.

Kështu James e tejkalon Karem Abdul-Jabbar me më së shumti pikë në histori të NBA, rekordi ky që u mbajt nga Abdul-Jabbar për afro katër dekada.

James festoi ndërsa Abdul-Jabbar u ngrit nga vendi i tij dhe duartrokiti, dhe loja u ndërpre pasi disa anëtarë të familjes së James hynë në parket.

“Vetëm dua të ju them faleminderit, faleminderit atyre që besojnë te Lakers. Ju djema jeni të veçantë. Ta kem mundësinë që të jem në prezencën e një legjende si Kareem, është përulëse. Ju lutem jepeni një duartrokitje të madhe për Kapitenin, ju lutem”, tha James.

“Unë ju falënderoj shumë që më lejuat të jem pjesë e diçkaje për të cilën kam ëndërruar gjithmonë”, tha më tej James.

Më poshtë e gjeni momentin kur James thyen rekordin e famshëm të Abdul-Jabbar dhe bëhet basketbollisti me më së shumti pikë në NBA..

Exit mobile version