Ky është momenti prekës kur flamuri i Afganistanit parakaloi rreth ceremonisë së hapjes së Lojërave Paraolimpike pavarësisht se asnjë nga atletët e tyre nuk arriti në lojëra.
Një vullnetar ndërhyri për të nderuar vendin në ‘solidaritet’ ndërsa kriza vazhdon të shpaloset në Lindjen e Mesme.
Atletja para-taekwondo Zakia Khudadadi dhe hedhësi i diskut Hossain Rasouli do të ishin atletët e vetëm të Afganistanit në Paraolimpiadë.
Por, ata nuk mund të arrijnë në Tokio pasi talebanët morën kontrollin mbi qytetin më shumë se një javë më parë.
Puna për të mbajtur flamurin e zi, të kuq dhe të gjelbër të Afganistanit – të cilin talebanët po e shkatërrojnë në të gjithë vendin – iu dha një përfaqësuesi të OKB -së.
Rreth 4,400 atletë po përgatiten për të garuar në Japoni, me afganët që po luftojnë për jetë dhe po ikin nga vendi i tyre për të shpëtuar kokën. /Telegrafi/