Këtë të diel kampionati francez ka mbyllur sezonin 2023/24 duke dhënë edhe verdiktet e fundit të këtij sezoni. Me Monaco-n dhe Brest që i bashkohen PSG-së për një vend në Champions League, ndërsa Lille përmes eliminatoreve do të provojë të futet në garën më të madhe për klube.
Padyshim që surpriza e këtij sezoni ishte Brest, të cilët u pozicionuan në vendin e tretë dhe me këtë ata do të jenë pjesëmarrës në Champions sezonin e ardhshëm.
Një ngjarje historike kjo për skuadrën franceze që feston gjithashtu edhe fitoren e 200-të të të gjitha kohërave në elitën e futbollit francez. Kjo shifër u sigurua pas triumfit të fundit, 0-3 ndaj Toulouse në transfertë./UBTNews/