UBT News

Moldavia ndalon simbolet ruse pro luftës në Ukrainë

Qeveria moldave ka vendosur ndalimin e simboleve ruse të luftës, duke përfshirë shkronjat Z dhe V.

Këto shihen si simbole pro luftës në Ukrainë, që Putini po i përdor gjatë pushtimit.

Pesëdhjetë e tre deputetë moldavë nga shumica pro-europiane miratuan projektligjin, i cili parashikon gjoba për krijimin, shpërndarjen, veshjen dhe shfaqjen e simboleve të tilla.

pozita pro-ruse e cila apeloi kundër projektligjit në fillim të këtij muaji u përpoq të pengonte votimin.

Anëtarët e Partisë Socialiste, deputetët Adrian Lebedinski dhe Grigore Novak, pretenduan më parë se ndalimi “shkel lirinë e shprehjes” dhe “ndan” shoqërinë.

Exit mobile version