Është konfirmuar se sulmuesi i Italisë dhe Paris Saint-Germain, Moise Kean, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ai mund të humbasë ndeshjen ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi italian shënoi në fitoren 4-1 në ndeshjen e parë në Camp Nou në kuadër të fazës së 16-të muajit të kaluar.
Megjithatë, Kean pritet të jetë mungesa e ‘madhe’ e francezëve në ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës.
Një deklaratë në faqen zyrtare, PSG konfirmon që Kean ishte pozitiv për COVID-19 dhe është jashtë skuadrës për të ndeshjen e sotme ndaj Bordeaux.
Sipas reporterit të RMC, Loic Tanzi, për shkak të kohës që duhet për t’u rikuperuar plotësisht, ai gjithashtu pritet të humbasë ndeshjen kthyese të ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Barcelonën.
21-vjeçari është i huazuar në Paris Saint-Germain nga Everton dhe ka qenë jashtëzakonisht mbresëlënës, me 15 gola në 27 ndeshje në të gjitha garat.