UBT News

Moderna synon t’i prodhojë 3 miliardë vaksina në vitin 2022

Kompania farmaceutike e vaksinave, Moderna njoftoi se në vitin 2022 po synon t’i prodhojë 3 miliardë doza të vaksinës antiCOVID.

Madje edhe këtë vit po synon të rrisë prodhimin e vaksinave, nga 700 milionë sa ishin parashikuar, në mes 800 milionë dhe 1 miliard vaksina.

Në një deklaratë, kompania tha se do të zgjerojë kapacitetin e saj prodhues në impiantet që ajo zotëron dhe bashkëpunon në Zvicër, Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara./UBTNews

Exit mobile version