UBT News

Moderna nis testimin e vaksinës antiOmicron

 Kompania farmaceutike amerikane Moderna filloi testimin për një përforcues specifik të vaksinimit për të luftuar variantin Omicron.

”Vullnetari i parë në eksperiment mori dozën e parë”, theksoi kompania.

Kompania premton të ndajë rezultatet dhe të dhënat me autoritetet shëndetësore për të lehtësuar detyrën e identifikimit dhe strategjitë më të mira për luftën kundër Covid-19.

Disa ditë më parë edhe prodhuesi gjerman i vaksinave BioNTech dhe gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer filluan provat e para klinike për të testuar vaksinën kundër koronavirusit të përshtatur për të luftuar variantin Omicron.

Varianti shumë infektiv Omicron e ka zëvendësuar Deltan duke u bërë dominues në shumë vende të botës.

”Prova që përfshin rreth 1,420 persona do të testojë sigurinë, tolerancën dhe efikasitetin e kandidatit për vaksinë”, njoftuan dy kompanitë.

Grupi i parë përfshin 600 pjesëmarrës të cilët e kanë kryer tashmë dozën e dytë të vaksinës së mëparshme./ 

Exit mobile version