Prezantuesja e emisionit, Wendy Williams, mohoi se ajo po lufton me shëndetin e saj mendor pasi banka e saj pretendoi se ajo ishte një “person i paaftë” që ka nevojë për një kujdestari, përcjell UBT News.
“Wendy dëshiron që bota të dijë se ajo mohon me forcë të gjitha akuzat për shëndetin dhe mirëqenien e saj mendore”, tha avokati i Williams, LaShawn Thomas në një deklaratë për Page Six.
Thomas tha se klientja e tij, e cila nuk e ka drejtuar emisionin e saj gjatë ditës që nga korriku 2021, e ka kaluar pauzën e saj duke punësuar “profesionistë shëndetësorë për ta ndihmuar atë të arrijë shëndetin optimal gjatë trajtimit të sëmundjes së Graves dhe shqetësimeve të tiroides”.
Avokati vazhdoi të këmbënguli se Williams, 57 vjeç, po bën “mirë” dhe është “me mendje të shëndoshë” pasi ish-këshilltarja e saj financiare, Lori Schiller, pretendoi të kundërtën.
“[Ajo është] e zhgënjyer për deklaratat e shpërndara në mënyrë të rreme nga një industri të cilës i ka kushtuar jetën”, tha Thomas. “Wendy është mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen e madhe që ka marrë nga fansat e saj dhe mezi pret të kthehet. Ajo falendëron të gjithë ata që e kanë pritur me durim kthimin e saj dhe beson se falë dashurisë dhe mbështetjes së djalit të saj, familjes së saj, ekipit të ri të mjekëve, ajo është duke u përmirësuar”./UBTNews/