UBT News

Moderatorja e njohur zbulon se ajo nuk do të pranojë anëtarët e pavaksinuar të familjes për festa

Gayle King ka qenë më parë e zëshme në lidhje me vaksinën e koronavirusit, duke inkurajuar shikuesit që ta marrin atë nëse janë në gjendje.

Mirëpo ajo po vazhdon ta marrë tejet seriozisht pandeminë.

Të hënën, King, 66, zbuloi gjatë një interviste me Dr. Anthony Fauci në ‘CBS This Morning’ se nëse ndonjë nga anëtarët e familjes së saj nuk ka marrur vaksinën anti-COVID-19 ata nuk do të jenë të mirëpritur për Ditën e Falënderimeve.

“Unë nuk e di se sa herë më shumë mund t’u thuash njerëzve, ‘Dëgjoni, kjo do t’ju shpëtojë jetën” i tha ajo ekspertit kryesor të sëmundjeve infektive të vendit.

Ajo vazhdoi, “Unë e kam këtë problem me disa anëtarë të familjes time, të cilën tani do t’ua ndaloj ardhjen për pushimet e Falënderimeve”.

Dr. Fauci u shfaq në emisionin e mëngjesit për të diskutuar rëndësinë e marrjes së vaksinës dhe rreziqet e reja që lidhen me variantin shumë ngjitës Delta./UBTNews

Exit mobile version