UBT News

Modelja me sindromin Down nënshkruan kontratë me një agjenci modelimi

Një vajzë me sindromin Down po fillon një karrierë modelimi pasi nënshkroi kontratë me një agjenci të njohur.

Beth Matthews, 22-vjeçare nga Swansea provoi modelimin pasi kushërira e saj u inspirua nga puna e një modeleje Ellie Goldstein, e cila është me sindromin Down dhe përfaqësonte markën Gucci.

Edhe Beth nënshkroi me të njëjtën agjenci sikurse Goldstein – Zebedee – që i përfaqëson personat me nevoja të veçanta. E ëma e saj, Fiona Matthews, tha se ajo ‘po lulëzonte’ qysh prej kur filloi modelimin. Që nga nënshkrimi i kontratës me markën Zebedee, ajo realizoi shumë fotosesione.

Agjencia u krijua pesë vjet më parë, me qëllim rritjen e përfaqësimit të personave me nevoja të veçanta, si dhe personave trans dhe jobinarë. Rreth 47 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë sindromin Down, që shkaktohet nga një kromozom ekstra./UBTNews

Exit mobile version