Beth Matthews, 23 vjeç, nga Swansea, është një nga të paktët në gjendje për të ecur në një event ndërkombëtar të modës siç është eventi “London Fashion Week”.
Që nga viti 2022 ajo ka pozuar për Cosmopolitan dhe ishte e ftuar të ecte në tapetin e Festivalit të Filmit në Venecia.
Nëna e saj, Fiona, tha se vetëbesimi në rritje i Beth-it e ka ndihmuar atë të gjejë identitetin e saj.
Ajo shtoi se kjo gjë do të ndryshonte perspektivat mbi sindromën Down dhe tregon “se dikush si Beth ka një jetë të mahnitshme”.
Beth u frymëzua të bëhej modele pasi pa punën e Ellie Goldstein, e cila gjithashtu ka sindromën Down dhe ka përfaqësuar kompaninë e modës Gucci.
Rreth 47,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë sindromën Down, e cila shkaktohet nga një kromozom shtesë.
Beth tha se ishte “me të vërtetë e emocionuar” për të modeluar në javën e modës, duke shtuar se 18 muajt e saj të modelimit e kishin bërë atë të kishte më shumë vetëbesim.