Modelja Bella Hadid, ka rikthyer sërish modën e hershme të viteve ’90 dhe atë të rreth viteve 2000, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Modelja ktheu flokët e saj të gjatë e të zinj në biond në një seri fotografish promovuese për markën Miss Sixty.
Flokët e saj bionde janë të mbështjellë me një shall të zi, ku gjithashtu mban një gjerdan me rruaza me një kryq dhe disa byzylykë.
Marka Miss Sixty ishte jashtëzakonisht e popullarizuar në vitet 2000, me ç’rast angazhoi njerëz të famshëm në kampanjën promovuese përfshirë Paris Hilton, Mischa Barton dhe Hilary Duff.
Kryesisht është e njohur për xhinse dhe rripa. Pasi u zbeh nga stili në dekadën e fundit, marka bëri një ringjallje në fillim të këtij viti, duke vënë Hadid, e cila është e njohur për rikthimin e tendencave të hershme, të bëhet fytyra e kompanisë.
Modelja, është e njohur për rikthimin e tendencave të harruara dhe nganjëherë të diskutueshme, nga epoka e Y2K duke bërë që ato të ndihen përsëri të freskëta.
Në njoftimin e saj për marrëveshjen me Miss Sixty, Hadid tha: “Unë kam kaq shumë gjëra cilësore që i kam mbledhur gjatë viteve saqë mezi pres t’i bashkoj të gjitha me radhë”.