UBT News

Modelja Evangelista thotë se u deformua pas një procedure kozmetike

Linda Evangelista ishte njëra nga supermdelet e viteve 1990 krah Kate Moss dhe Naomi Campbell. Ajo dominoi pasarelat dhe kopertinat e revistave të modës në vitet e ’80-ta dhe ’90-ta. Së fundi ajo tha se “u deformua” pas një ndërhyrje kozmetike të cilës ajo iu nënshtrua.

Në një postim në Instagram, Evangelista tha se ajo i ishte nënshtruar një procedure për të reduktuar trashësinë. Ku intervenim në fakt ia ka rritur qelizat e trashësisë.

“Unë i jam nënshtruar një procedure kozmetike e njohur si hiperplazi paradoksale dhjamore… Jo vetëm që më ka shkatërruar jetën time, por më ka dërguar në një cikël depresioni të thellë, trishtimi të thellë dhe më ka nxitur urrejtjen ndaj vetes. Në proces, unë jam izoluar”, deklaroi ajo.

Modelja thotë se kjo është arsyeja pse u largua nga syri i publikut.

Procedura jo-kirurgjike e cila po përdoret me të madhe viteve të fundit, përdor temperatura të ftohta për të reduktuar trashësinë në zona të caktuara të trupit./UBTNews

Exit mobile version