UBT News

Modelja e njohur reagon ndaj festivalit në Korçë: Ftojeni më mirë Sabri Fejzullahun ose Dino Merlin

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj, ka reaguar ndaj ardhjes së Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë.

Në një postim në Instagram ajo shkroi: “Ah sa bukur do ishte sikur legjenda e muzikës shqipe do ishte i ftuar në Korçë dhe do ishte dorëzuar çelësin e Tiranës”.

“Ose pse nuk ftohet legjenda e gjithë Ballkanit dhe jo vetëm e ish-Jugsllavisë. Pse nuk e sillni atë?”, kishte shkruar ajo.

Pavarësisht reagimeve të shumta, Bashkia e Korçes ka konfirmuar se Goran do të performojë në festival më 22 gusht, duke shtuar se nuk duhet të përzihet arti me politikë./UBTNews

Exit mobile version