Bota është shumë më e pazakontë nga ajo sa e mendoni. Ka shumë njerëz që nuk frikësohen t’i kundërshtojnë rregullat dhe ta shfaqin personalitetin e vërtetë.
1. Nathan Westling
Nathan Westling është ylli i reklamave të Marc Jacobs dhe Saint Laurent Paris, të vitit 2014.
Pas një dekade që iu nënshtrua terapisë për depresion, e kuptoi se kishte problem themelore. Modelja u shndërrua nga Natalie në Nathan.
2. Valentina Sampaio
Valentina Sampaio është modelja e parë transgjinore e Victoria’s Secretqë foli hapur rreth kësaj në gusht të vitit 2019. Ajo u bë modelja e parë transgjinore e Sports Illustrated Swimsuit Issue në vitin 2020.
Kur ishte vetëm 8-vjeçare, psikologia e saj e identifikoi atë si transgjinore, por ajo e thërriste veten Valentina.
3. Hunter Schafer
Schafer është transgjinore. Ajo tregoi se interneti e ndihmoi atë të pranonte identitetin e saj gjinor.
4. Hari Nef
Hari Nef është gruaja e parë transgjinore që u shfaq në kopertinën e një reviste britanike. Ajo shkruan artikuj për artin e bukur, gjininë dhe identitetin.
5. Juliana Huxtable
Huxtable e donte shumë modën. Ajo ka marrë pjesë në shumë reklama të modës. Në vitin 2014, ajo u paraqit në kopertinën e C☆NDY së bashku me shumë gra të tjera transgjinore.
6. Theodora Quinlivan
Quinlivan u bë modelja e parë transgjinore që punoi për shtëpinë e modës Chanel. Ajo gjithashtu u rendit në mesin e 50 modeleve më të mira nga models.com.
7. Lea T
Lea T është modelja e parë transgjinore në botë që arriti një renditje të lartë në modë. Ajo lufton për të drejtat e njeriut dhe avokon për të drejtat e transgjinorëve.
8. Andreja Pejić
Andreja njihej si një supermodele androgjene. Në vitin 2013, ajo u deklarua se është transgjinore. Është një nga modelet më të njohura transgjinore në botë.
9. Geena Rocero
Geena Rocero është një modele amerikane e lindur në Filipine dhe themeluese e Gender Proud. Ajo filloi të konkurronte në konkurset e bukurisë kur ishte vetëm 15-vjeçe.
Në vitin 2014, Rocero përmes një fjalimi në TED tregoi se është transgjinore dhe foli për sfidat me të cilat përballen transgjinorët./UBTNews