UBT News

Moda franceze

10 sekrete të thjeshta nga vajzat më chic të botës!

Moda francezeve lakmohet në gjithë botën dhe ndonëse mund të jetë chic, misterioze dhe e bukur, nuk është e paarritshme. Ekspertët e modës së Who What Wear nga studimet që kanë bërë ndër vite të trendeve të modës në përgjithësi, por edhe të vendeve si Franca, sugjerojnë këto 10 këshilla për t’u dukur gjithnjë mirë:

#1 – Frymëzohuni nga stili i mamasë suaj – Gërmoni në dollapin e rroba të saj (të vjetra, vintage).

#2 – Kur të mundeni, zbuloni gjithnjë këmbët!

#3 – Vishni vetëm taka me të cilat mund të ecni pa problem.

#4 – Vajzat franceze do sugjeronin veshjet e qepura enkas për ju, ose të paktën ato që duken si të tilla.

#5 – Theksoni belin sa herë të mundeni, por jo duke e bërë veshjen dhe trupin tuaj të duken qesharake.

#6 – Mos ngurroni kurrë të vishni diçka flirtuese.

#7 – Investoni gjithnjë tek veshjet e jashtme: Pallto, xhaketë etj.

#8 – Nëse keni menduar të përdorni shumë aksesorë, balancojeni me një veshje të thjeshtë.

#9 – Vishini “rrobat e pushimeve” (të stinës së verës, plazhit) kur dhe si të doni.

#10 – Mos u sforconi për asgjë. Përpiquni të mos duket sikur “po përpiqeni” shumë – qoftë për një pozë gjatë një fotoje, një veshje, kapje flokësh etj. 

Exit mobile version