UBT News

MKRS reagon pas vdekjes së producentes Vjosa Berisha

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar pas vdekjes së regjisores dhe producentes Vjosa Berisha. Në telegramin e ngushëllimit të MKRS-së thuhet se ikja e parakohshme ka ndalur përgjysmë veprimtarinë e saj artistike, menaxheriale dhe kjo lë zbrazëti shumë të madhe në artin dhe kulturën e vendit tonë.

“Vjosa Berisha, në 50 vitet e saj, la një trashëgimi mbi 20 vjeçare në industrinë e filmit dhe ishte bashkëthemeluese dhe drejtore e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest” për më shumë se një dekadë. Kolegialiteti, qasja pozitive dhe angazhimi i saj ishte i pashoq dhe do ti mungoj gjithë komunitetit artistik. Sot nuk e humbëm vetëm një artiste, por humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për kulturën e re të vendit tonë. Ngushëllime familjes, miqve, dhe shoqërisë tonë!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit. Ajo ishte bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e Festivalit “PriFest” për 11 vjet./UBTNews/

Exit mobile version