UBT News

MKRS për Evropianin e Xhudos: Të gjithë drejt Pallatit të Rinisë

Këtë të shtunë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë do të zhvillohet për herë të parë Kampionati Evropian i Xhudos ku do të marrin pjesë xhudistët elitarë nga gjithë Evropa.

Me këtë rast, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka bërë thirrje për mbështetje sa më të madhe për xhudistët kosovarë.

“Të shtunën të gjitha rrugët çojnë në Pallat të Rinisë dhe Sporteve, ku do të mbahet për herë të parë në Kosovë, Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos!”, thuhet në shkrimi e MKRS-së në Facebook.

Xhudistët elitarë nga e gjithë Evropa do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

Exit mobile version